MENU
klinika

Aktorja zgjodhi fjalët më speciale

Jonida dhe Besniku 2 vjet të martuar!

14.09.2021 - 11:56

Dyshja e njohur e shoubizit shqiptar kanë sot arsye për të festuar.

Aktorët Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi festojnë dy vjetorin e martesës ku nuk munguan fjalët e bukura të Jonidës për bashkëshortin e saj në këtë datë të veccantë.

“Nuk ka dite qe kalon te mos e falenderoj zotin qe te solli ne jeten time @besnikkrapi, gezuar 2 vjetorin e marteses rrubi im”, ka shkruar Jonida teksa sjellë disa foto nga dasma.

Kujtojmë se më 18 qershor të vitit që lamë pas, çifti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Çifti i vendosi princeshës emrin Emi dhe përgjatë kësaj kohe kanë shpërndarë foto të shumta kushtuar vogëlushes.

“Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde.

Në kokën time non stop qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani jam njeriu më i lumtur në botë.”, rrëfeu mes lotësh Jonida.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detajet e kurorëzimit të çiftit

Dasma përrallore e Jonida Vokshit! VIP-at e ftuar