MENU
klinika

Sakrifica e madhe

Juve do të tentojë lojtarin që kushton 130 mln euro

24.09.2021 - 16:00

Vera e ardhshme, pothuajse sigurisht, do të jetë ajo e shitjes së një tjetër të futbollit botëror, Erling Haaland. Të mëdhatë e futbollit europian janë gati të bëjnë çmenduri për të siguruar sulmuesin norvegjez.

Do të duhet vënë në tavolinë një rrogë e pasur për të mposhtur konkurrencën, përveçse i duhet paguar një shumë e madhe Borussia Dortmund. Gjermanët, këtë verë, kanë rezistuar, por qershorin e ardhshëm nuk do të mund të bëjë shumë.

Përveç Real Madrid, PSG, Bayern dhe të mëdhatë e futbollit anglez, për Haaland interesohet prej kohësh edhe Juventus, siç ka konfirmuar edhe Fichajes.net. Por, për t’u hedhur në sulm të lojtarit, do të duhet bërë një sakrificë: me lamtumirën e Federico Chiesa-s (Allegri nuk do të ishte kundër), do të mund të provohej të merrej Haaland.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN