MENU
klinika

Serie A, Java 5

Juventus vuan shumë për fitoren e parë

22.09.2021 - 20:30

Më në fund, pas pesë javësh, Juventus merr fitoren e parë në sezonin e ri të Serie A. Bardhezinjtë fituan 3-2 në transfertë ndaj Spezias (Manaj u fut në pjesën e dytë). Një sukses që erdhi më përmbysje në pjesën e dytë.

Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë. Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh në minutën e 28-të me një goditje të saktë në limitet e zonës së rreptësisë te Kean. Festa e torinezëve ka zgjatur vetëm 5 minuta, pasi Gyasi ka barazuar për vendësit me një gol shumë të bukur.

Spezia ka shënuar edhe golin e dytë në fillim të së dytës. Ka qenë 19-vjeçari Janis Antiste, sulmues francez, që ka gjetur një mënyrë të bukur për të shënuar golin e tij të parë në Serinë, pasi ka djegur Bonucci-n, i cili po mundohej ta nxirrte në pozicion jashtë loje.

Kundërpërgjigja e miqve ka ardhur në minutën e 66-të me Chiesa-n, që barazon rezultatin. Gjashtë minuta më pas de Ligt shënon golin e avantazhit. Juve arrin ta mbrojë kësaj here fitoren. Spektakël edhe në ndeshjen tjetër Salernitana-Verona, që përfundon 2-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN