MENU
klinika

Vjen në jetë Jani!

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të dytë!

09.09.2021 - 11:38

Këngëtari i njohur i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka është bërë baba për herë të dytë.

Këtë lajm të ëmbël ai e ka dhënë përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet së bashku me të birin në krahë.

Besniku ka zbuluar dhe emrin me të cilin e kanë pagëzuar vogëlushin.

“Sot me date 09/09/21 erdhi ne jete gezimi im i dyte, Jan Qaka”, ka shkruar këngëtari krahas fotos së ëmbël.

Kujtojmë se lajmin se do të bëhet baba, artisti e ka dhënë vetë më herët në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku tregoi se do të bëhet babai i një djali.

“Është një ndjenjë e veçantë. Por gjininë e kemi zbuluar, është djalë”, tha këngëtari teksa po fliste për familjen.

Kujtojmë se Besnik Qaka dhe bashkëshortja e tij, Lolita në vitin 2017 kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë. Menjëherë pas martesës ata dhanë edhe lajmin e bukur se së shpejti do të bëheshin prindër.

Para tre vitesh erdhi në jetë vogëlushja e tyre Una, e cila duket se ua ka zbukuruar jetën. Besniku nuk ngurron që në çdo postim të tij në rrjetet sociale të bëj dedikime për princeshën e tij të vogël. Artisti ka treguar se për të bijën ka bërë dhe një këngë, por që akoma nuk është publikuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN