MENU
klinika

Udhëkryqi ekonomi apo barazi

Kina vendos mbi të ardhmen e saj

23.09.2021 - 09:39

Dominon në ekonomi globale por dështon në barazinë vendase, Kina ‘braktis’ kapitalizmin, udha drejt socializmit.

Për dekada me radhë jeta në Kinë kishte evoluar rreth versionit të saj të rritur të kapitalizmit.

Pavarësisht se ‘de jure’ Kina është një vend komunist, qeveria ishte e detyruar që ekonominë  e rrezuar t’ia dorëzonte kapitalizmit duke shpresuar se lejimi i disa njerëzve jashtëzakonisht të pasur do të do të kishte një përfitim shoqëror.

Ideja inovative e Kinës funksionoi, klasa e madhe e mesme arriti të kishte standarde më të mira jetese.

Risia e kinës e bëri të guxonte edhe në politikën e jashtme duke guxuar të sfidonte SHBA-në.

Pavarësisht ekspansionit ekonomik çdo ditë e më shumë vihej re hendeku i pabarazisë në të ardhura.

Prindërit që ishin në gjendje të merrnin fabrikat në vitet 1980 bënë fitime të mëdha, të cilat kanë paguar për pasardhësit e tyre që tani të ngasin makina sportive të ndezura nëpër qytet, duke rritur numrin e punëtorëve të ndërtimit të cilët pyesin veten nëse do kenë të ardhura të mjaftueshme për të blerë një shtëpi.

Ndaj, sekretari i përgjithshëm i Kinës Xi Jinping duket se ka vendosur t’i japë zgjidhje udhëkryqit duke zgjedhur përpara ekonomisë barazinë dhe kjo sipas tij bëhet me kalimin e kapitalizmit në socializëm.

Pra, a beson vërtet Xi Jinping në këtë ide të një projekti komunist? Është e vështirë të jesh 100% i sigurt, por disa vëzhgues thonë se me siguri është kështu.