MENU
klinika

Pas barazimit me Granadën

Koeman drejt shkarkimit, 4 kandidatë për Barcelonën

21.09.2021 - 09:50

Barazimi i fundit ndaj Granada në “Camp Nou” ka vendosur presidentin e Barcelonës, Laporta, dhe drejtuesit e klubit në një situatë të ndërlikuar dhe tani shkarkimi i Ronald Koeman merret në konsideratë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se ultimatumi ndaj trajnerit holandez për 9 pikë në 3 tri ndeshjet e radhës mbaroi që në sfidën e parë. Dhe menjëherë janë lakuar emrat e parë për të zëvendësuar Koeman.

Antonio Conte, Andrea Pirlo dhe Xavi janë tre kandidatët kryesorë, por këtyre u shtuar edhe Philip Cocu, që në sezonin e shkuar drejtoi Derby Country në ligën e dytë angleze. Xavi dhe Cocu kanë luajtur me Barcelonën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN