MENU
klinika

Dëmtimi

Kombëtarja humb titullarin për dy ndeshjet e tetorit

25.09.2021 - 11:28

Kombëtarja shqiptare nuk do të ketë një nga lojtarët titullarë për dy sfidat e tetorit, ndaj Hungarisë në Budapest dhe ndaj Polonisë në Tiranë. Bëhet fjalë për Keidi Baren. Është bërë zyrtare shkalla e dëmtimit për futbollistin e Espanyol.

Mesfushori shqiptar la fushën e lojës në minutën e 74-t të takimit pasi ka ndjerë shqetësime në kofshën e djathtë. 24-vjeçari do të ngelet jashtë fushave për një muaj.

Bare, i cili është një nga lojtarët më të besuar të Rejës dhe nën drejtimin e tij ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm. Shifrat e tregojnë këtë gjë, ku në 20 ndeshjet e fundit të Kombëtares Bare ka nisur 15 ndeshje nga minuta e parë dhe 5 ndeshjet e tjera nuk ka qenë në formacionin startues për shkak dëmtimi ose pezullimi nga kartonët.

Ky është një fakt që tregon se mesfushori është zgjedhja e parë e teknikut italian dhe organizimi i lojës në mesfushë kalon nga Bare. Ky ishte një lajm jo i mirë për ekipin përfaqësues i cili duhet të bëjë pa fierakun në dy ndeshjet e tetorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN