MENU
klinika

Krahasoi vlerën e rrjeteve sociale me të makinave

Kreun e Instagram e gjen “belaja”!

20.09.2021 - 09:42

Kreu i kompanisë Instagram, Adam Mosseri, i cili ka shërbyer edhe si ekzekutiv në Facebook së fundmi është përballur më një “lum” kritikash pasi krahasoi vlerën e rrjeteve sociale në shoqëri më atë të makinave. Ndërkaq ai tha se:

Ne e dimë se më shumë njerëz vdesin për shkak të aksidenteve me makinë, por në përgjithësi, makinat krijojnë më shumë vlerë në botë sesa shkatërrojnë. Dhe unë mendoj se mediat sociale janë të ngjashme.

Komentet vijnë pas studimit të fundit të publikuar në “The Wall Street Journal” përsa i përket efekteve negative që Instagram-i ka tek të rinjtë. Aty u tha se Facebook ka gjetur vazhdimisht se aplikacioni i tij në Instagram është i dëmshëm për një numër adoleshentësh.

Pas raportit, ligjvënësit amerikanë kërkuan përgjigje nga Facebook se si shërbimet e tij ndikojnë në shëndetin mendor të adoleshentëve dhe fëmijëve. Krahasimi i Instagram-it me makinat nga Mosseri erdhi pasi drejtuesi i podcast-eve Peter Kafka e pyeti atë nëse shërbimi duhet të tërhiqet ose kufizohet dhe nëse ka një shans që ai të mund të dëmtojë vërtet njerëzit në të njëjtën mënyrë si cigarja mund të dëmtojë njerëzit.

Mosseri tha:

Absolutisht jo dhe me të vërtetë nuk jam dakord me krahasimin me ilaçet ose cigaret. Çdo gjë që do të përdoret do të ketë rezultate pozitive dhe negative. Makinat kanë rezultate pozitive dhe negative.

Përdorues të shumtë të Twitter-it e kritikuan atë për krahasimin dhe vunë në dukje se, ndryshe nga mediat sociale, industria e automobilave është shumë e rregulluar. Ndër të tjera, Mosseri tha se ai beson se nevojiten disa rregullime të mediave sociale.

Ne mendojmë se duhet të jeni të kujdesshëm sepse rregullimi mund të shkaktojë më shumë probleme. Por unë mendoj se ne jemi një industri mjaft e madhe sa e rëndësishme dhe ne duhet ta zhvillojmë atë përpara.

Pas valës së kritikave, Mosseri doli në mbrojtje në Twitter duke e quajtur analogjinë e makinës “më pak se perfekte”, por duke thënë se drejtuesit e Facebook qëndrojnë me besimin se media sociale që lidh njerëzit bën më shumë mirë sesa keq.

 

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!