MENU
klinika

Postimi domethënës i mbrojtësit shqiptar

Kumbulla mbush një vit te Roma: Nuk kënaqem me kaq!

17.09.2021 - 18:32

Rastësia çfarë nuk sjell. Një vit më parë Marash Kumbulla debutonte me Romën, ndërsa mbrëmë ai debutoi për këtë vit në urdhërat e Jose Morurinhos. Dhe ky është vetëm rifillimi për të.

Mbrojtësi shqiptar ka zgjedhur që të kujtojë këtë datë të shënuar për të me një video në rrjetet sociale, duke kujtuar se si ka qenë viti i tij në radhët e verdhekuqve, një prej klubeve më të njohur jo vetëm në Itali, por dhe në Europë.

“Në një vit kemi përjetuar një pandemi, kemi parë stadiumet të mbushen përsëri. Jemi rrëzuar e jemi ngritur përsëri në këmbë… Në një vit te Roma kam bërë eksperienca të pabesueshme. Por nuk kënaqem me kaq, do të vazhdoj të jap maksimumin”, – është premtimi i Kumbullës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN