MENU
klinika

Emrat

Kush janë deputetët që morën mandatin pas dorëheqjeve të kolegëve

02.09.2021 - 09:57

Disa kandidatë në listat e partive u bënë deputetë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe pse rezultuan jo fitues.

Ata morën mandatin pas dorëheqjeve të emrave fitues. Mandatin e doktoreshë Najada Çomos të Partisë Socialiste në Tiranë, do ta marrë ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e renditur në vendin e 21-t në listën e PS-së për Tiranën.

Zonja Kodheli mori vota preferenciale, por jo mjaftueshëm për të thyer herësin dhe për të marrë mandatin e deputetit.

Si një nga gratë më të votuara në listën e PS-së për Tiranën, znj. Kodheli u rirendit në vendin e 20 në këtë listë në bazë të votave preferenciale.

Në bazë të Kodit Zgjedhor, një deputet që i përket shtresës më pak të përfaqësuar në Parlament (në këtë rast gratë) lë mandatin për një arsye të caktuar, ky mandat i shkon një tjetër kandidati të po kësaj shtrese, në bazë të votave të mbledhura.

5597 vota ka marrë ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila u rendit jashtë listës preferenciale të Partisë Socialiste, e 21-ta dhe nuk arriti të thyejë herësin që do ta bënte atë fituese.

Denis Deliu do të marrë mandatin e Lefter Kokës në Durrës, i cili kishte marrë 2848 vota dh ishte renditur i 9 i listës.

Me dorëheqjen e Gramoz Ruçit, mandati i kaloi Mirela Pitushit, e cila ka arritur të sigurojë më shumë vota nga kandidatët që nuk arritën të ishin në listën fituese.

Ndërsa dorëheqja e Tom Doshit, solli në Kuvend dy deputetë, Jetmira Raboshta nga lista e Shkodrës dhe Gertjan Deda nga lista e Tiranës.

Tom Doshi la mandatin pas zgjedhjeve

Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, la mandatin e deputetit pas fitores së zgjedhjeve ku mori 3 mandate, ndërsa presioni amerikan ndaj tij ishte shumë madh si person i shpallur nomn grata nga departamenti i shtetit. Një ditë pas zgjedhjeve, më 26 prill, Doshi i dorëzoi KQZ-së dorëheqjen e tij.

Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ-së, sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, shkruante Tom Doshi.

Berisha mban mandatin pas presionit të SHBA

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të jetë deputet i Kuvendit të ri të Shqipërisë dhe pse presioni i madh nga SHBA-ja nuk ka munguar. Pasi u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për “përfshirje në korrupsion domethënës”, ish-Kryeministri ngrit padi penale për akuzën e shpifjes ndaj sekretarit të shtetit, Antony Blinken. Zoti Berisha ka injoruar plotësisht këtë vendim të DASH-it dhe është shprehur se do të jetë edhe më aktiv në Parlament. Ambasadorja Yuri Kim, pas një takimi me kreun demokrat Basha i kërkoi demokratëve të mos sakrifikohen për Sali Berishën. “Do të ishte një ironi historike, por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”, u shpreh Yuri Kim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore