MENU
klinika

Serie A, Java 6

Lazio fiton derbin, Mourinho humb përballë Sarrit

26.09.2021 - 20:00

Lazio fiton derbin e parë sezonal dhe sheh për nga vendet e para të renditjes. Bardhekaltrit mposhtën 3-2 Romën, me Maurizio Sarrin që del triumfues ndaj Jose Mourinhos.

Lazio e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas golit të bukur të Milinkovic-Savic, ka ardhur edhe goli i dytë me Pedro, ish-romanisti, që shënon në kundërsulm dhe feston për bardhekaltërit në “Olimpico”

Jose Mourinho është i tërbuar me arbitrin, pasi po te ky aksion Zaniolo u shty brenda zone dhe për arbitrin nuk ishte faull nga lacialët. Verdhekuqtë u përgjigjën me Ibanez në goditje këndi. Pjesa e parë mbyllet 2-1 në favor të Lazios.

Bardhekaltrit nuk ndalen edhe në pjesën e dytë. Anderson gjen golin e tretë në 63’. Roma hyn sërish në lojë me golin e Veretout në 69’. Në 25 minutat e fundit të lojës ka luftë sportive, por jo gola, Lazio fiton derbin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN