MENU
klinika

Vendimi i ri i Qeverisë në Kosovë

Lehonat e papunësuara do të paguhen për 6 muaj

10.09.2021 - 12:42

Ministri i Financave, Punës e Transfertave ne Kosove, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për grate lehona në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.

Murati ka thënë se të drejtë në këtë pagesë do të kenë edhe lehonat e punësuara edhe ato që figurojnë si të papuna.

“Pagesat për lehona do të ofrohen për të gjitha gratë që janë mbi 18 vjeç, shtetase të Republikës së Kosovës e që kanë lindur fëmijë nga data 1 gusht e këtij viti e tutje. Pagesa bëhet për dy kategori”, tha Murati.

“Pagesa bëhet për lehonat e papunësuara, ato që na ATK figurojnë si të papunësuara në 12 muajt e fundit para datës së lindjes për të cilat mbështetja do të jetë në vlerën e pagës minimale për 6 muaj”, tha ai.

Ai shtoi se, “po ashtu për ato të punësuarat janë për 3 muaj, kjo është si shtesë, e asaj që tashmë e marrin. Lehonat e punësuara mund të aplikojnë për masën edhe nëse paguhen nga ajo që tashmë u takon sipas Ligjit”, tha Murati, shkruan Telegrafi.

Kryeministri Albin Kurti tha se implementimi i kësaj pako synohet që gratë të jenë të barabarta më shoqëri dhe përmes kësaj mbështetja financiare të rritet pozita e saj vendimmarrëse.

“Përveç se premtim dhe qëllim kjo mbështetje është vlerë dhe botëkuptim i kësaj Qeverie. Ne jemi zotuar se do ta rrisim mirëqenien dhe do ta ulim varfërinë. Përmes kësaj pako po dëshmojmë që nevojat e qytetarëve janë pikënisje e Qeverisë”.

“Pagesa kryet për të gjitha gratë mbi moshën 18 vjeçare dhe që nuk figurojnë të punësuar në 12 muajt e fundit prej 170 euro për 6 muaj, kurse lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 euro për 3 muaj”.

Po ashtu Murati bëri me dije se shtesat e fëmijëve do të fillojnë të ndahen qe tani.

“Për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj do të jetë 20 euro kurse 24 muaj deri 16 vjet nga 10 euro”, ka thënë ai.