MENU
klinika

Afrimi i sponsorëve të rinj

Lionel Messi sjell miliona euro fitime për PSG-në

18.09.2021 - 13:06

Është aktivizuar në dy ndeshje, nuk ka shënuar gol, por Lionel Messi edhe nëse do të luante fare, sjell miliona euro për PSG-në. Kur diskutohej për kostot marramendëse që do t’i kushtonte ai financave të PSG-së, në realitet gjithçka është ndryshe.

Shpërthimi dhe rritja galopante e rrjeteve sociale, afrimi i sponsorëve të rinj, si dhe shitja rekord e fanellave të Leos, kanë bërë që pa nisur ende mirë aventurën në Paris, argjentinasi të kthehet në një minierë ari për klubin.

Lionel Messi do t’i kushtojë jo pak, por plot 80 milionë euro në sezon PSG-së, ku futen 40 milionë euro paga dhe 40 milionë euro të tjera taksa e të tjera detyrime financiare.

Por me të ardhurat që vazhdojnë të shtohen në arkat e Parisit si pasojë e efektit “Messi” ka bërë që kjo shumë e majme që klubi i detyrohet atij të zbutet jo pak. Dhe gjasat janë që në fund të historisë do të jetë pikërisht PSG-ja më e fituar.

Të gjitha të ardhurave të mësipërme të gjeneruara nga rrjetet sociale, sponsorizimet apo fanellat, i shtohen edhe të tjera si rritje e biletave të shitura, rritje e të ardhurave nga e drejta televizive, pa harruar që me Parisin e projektuar për të fituar Champions League.

“Pa rrezikuar dhe pa u sforcuar shumë, kostoja e Mesit praktikisht është zeruar ose do të jetë zeruar brenda fundit të sezonit”- ka thënë Virgil Cale, një nga drejtuesit më të rëndësishëm të marketingut sportiv në Francë.

Duke qenë se jetojmë në një “botë të re” atë të rrjeteve sociale, pa diskutim që nga këtu ka ardhur impakti i parë i madh në përfitim të klubit parisien. Rritja nuk është vetëm për nga numri i ndjekësve e me radhë, pasi gjithçka përkthehet në para.

Vetëm në një muaj rritja në rrjetet sociale i ka kaluar 20%, duke përfshirë të gjitha platformat më të njohura sociale. Aktualisht PSG-ja ka 135 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN