MENU
klinika

NBA

Lojtarët e pavaksinuar nuk mund të luajnë në disa ndeshje

27.09.2021 - 13:12

NBA ka bërë me dije se rreth 10% e lojtarëve të federuar për sezonin e ri sportiv 2021-2022 nuk kanë kryer vaksinën. Bëhet fjalë për rreth 45-50 lojtarë nga 450 basketbollistë, të cilët nuk kanë kryer asnjë nga dy dozat e vaksinës.

Mësohet se skuadra që ka numrin më të madh të lojtarëve të pavaksinuar është Boston Celtics (nuk dihet saktësisht numri). Kjo shifër, 10%, është shumë më e ulët se ajo që ka bërë publike pak më parë NFL (National Football League).

Ende nuk dihen emrat e basketbollistëve të pavaksinuar, por ata rrezikojnë të mos luajnë mjaft ndeshje. Kjo gjë mund të ndodhë në ato shtete ku vaksinimi është i detyrueshëm për të marrë pjesë në evente sportive, çka do t’u sjellë probleme skuadrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN