MENU
klinika

Ndeshja me 9 tetor

Lojtari kryesor i Hungarisë mungon ndaj Shqipërisë

20.09.2021 - 19:08

Kombëtarja shqiptare do të luajë në tetor dy ndeshje, fillimisht ndaj Hungarisë në Budapest dhe më pas ndaj Polonisë në “Air Albania”. Adam Szalai pritet që të mos jetë i gatshëm për Hungarinë në ndeshjet e tetorit.

Futbollisti i Mainz ka lënë fushën e blertë në pushimin e ndeshjes kundër Freiburg. Sipas raportimeve të mediave gjermane, menisku i Szalait është dëmtuar dhe sulmuesi do të operohet. Pra, lojtari kryesor do të mungojë ndaj kuqezinjve.

Megjithëse nuk është përcaktuar ende se sa ditë do të mungojë ky futbollist, është thuajse e pamundur që të jetë gati për Shqipërinë. Të paktën kështu shihet situata deri në këto momente.

Hungaria do të luajë ndaj Shqipërisë në datën 9 tetor në “Puskas Arena”, atje ku kuqezinjtë do të luajnë finalen e vogël, përpara përballjes së vërtetë me Poloninë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN