MENU
klinika

Blerja e radhës

Luana Vjollca ”llastohet” me një vilë të re

24.09.2021 - 12:58

Pasi shijoi në maksimum pushimet e saj verore (të vonuara për shkak të punës), moderatorja Luana Vjollca ka llastuar veten e saj me një blerje të re.

Bëhet fjalë për një vilë në një zonë të njohur të Kosovës, ku kanë marrë shtëpi edhe disa personazhe të tjerë të njohur të ekranit.

“Tashmë edhe me një banesë në Kosovën time të shpirtit”- shkruan moderatorja duke gëzuar fansat e saj në Kosovë, që tashmë do ta kenë më pranë Luanën dhe do të mund ta takojnë më shpesh.

Ajo ndau gjithashtu pamje nga zona e vilave, duke i kërkuar ndjekësve të gjejnë cila është vila e saj.

Këto kohë Luana është përfolur edhe se mund të jetë larguar përfundimisht nga “Top Channel”. Burime për “Gazeta Express” bënë me dije se Luana po largohet nga ky televizion dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.

Ndërkohë një postim në “InstaStory-n” e Luanës nxiti përsëri dyshimet se emisioni që ajo drejton në këtë televizion mund të mos vijë më në ekran.

“Ta dish sa e donte stafi “Shiko kush luan””, ka shkruar një ndër gocat e stafit të programit, të cilin moderatorja e ka ripostuar në rrjetin e saj social duke shkruar se i mungojnë të gjithë.

Ky postim i Luanës duket se i ka vënë vulën të gjitha dyshimeve në lidhje me këtë program, por akoma nuk është konfirmuar gjë nga moderatorja ndaj na mbetet të presim.