MENU
klinika

Me foton më të lezetshme

Marina i bën një super urim Luanës për ditëlindje!

02.09.2021 - 12:45

Moderatorja e dashur, Luana Vjollca feston ditën e sotme 30 vite jetë. Në këtë ditë kaq speciale për të kanë mbërritur qindra mijëra urime nga fansat e shumtë, kolegët dhe të afërmit e saj.

Ai më i ëmbli padyshim që ishte urimi që e motra, Marina kishte zgjedhur për të shtrenjtën e saj.

“Happy birthday to a sister who has the best sister💁🏼‍♀️in the world!🤣 Lumturine e botes te uroj Luanesha jone! Te dua pafund❤️”, ka shkruar Marina krahas fotos së bashku me Luanën.

Ndërkohë, festa e Luanës për ditëlindjen e saj ka nisur që në mesnatë ku të ftuar kanë qenë miq e kolegë të moderatores.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Përsa i përket jetës së saj profesionale, këto kohë ajo ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk ka zbuluar se me çfarë do të angazhohet gjatë sezonit të ri televiziv. Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

Kujtojmë se këto kohë Luana është përfolur edhe se mund të jetë larguar përfundimisht nga “Top Channel”. Burime për “Gazeta Express” bënë me dije se ajo po largohet nga ky televizion dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Austria në Maldive

Luana e teproi, ia thotë dhe Marina