MENU
klinika

"Këtë herë nuk do ta prezantoj vetëm"

Marina Vjollca nis sezonin e ri në “Klanifornia”

12.09.2021 - 13:16

Pas shumë zërave që qarkulluan lart e poshtë për largimin e Marinës nga moderimi i “Klanifornia-s”, moderatorja u ka dhënë fund të gjithë këtyre aludimeve teksa është shfaqur më e bukur se asnjëherë nën drejtimin e këtij programi humori.

Këtë mbrëmje ajo e nisi sezonin e ri në “Klanifornia”, ku kishte zgjedhur një fustan të bardhë që i rrinte pas trupit ku dhe dallohej barku i rrumbullakosur.

Në momentin që u prezantua me publikun ajo u shpreh se pritjes së saj për “Klanifornian-n” i erdhi fundi, por njëkohësisht nuk mund të rrinte pa përmendur dhe pritjen e saj që e quajti “pritjen më të ëmbël në botë”.

“Kështu që këtë sezon nuk ta prezantoj vetëm”, – tha Marina duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë pas lajmit të shtatzënisë në rrjet kanë nisur aludimet e ndjekësve se si dyshja mund të ia vendosin emrin të voglës së tyre dhe mbase mund të kenë rënë në “gjurmët” e duhura.

Para disa kohësh, Geti foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i tre shkronjave të para të emrave të tyre dhe po ashtu nuk përjashtoi mundësinë që këtë emër t’ja vendosin fëmijës që do të presin.

Akoma nuk dihet nëse kjo është zgjedhja e tyre për pagëzimin e bebushes që pritet të vijë në jetë, por kjo mbetet për t’u konfirmuar ose jo nga vetë çifti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Veprim i saj po i ''çmend'' të gjithë!

A është vërtet shtatzënë Marina apo e bën me qëllim?