MENU
klinika

Diskutimet

Maxhoranca dhe opozita dakord, Komisionet e Përhershme Parlamentare nga 8 mund të bëhen 12

23.09.2021 - 12:53

Jashtë Kuvendit, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla bëri me dije se është rënë dakord me opozitën për rritjen e numrit të Komisioneve të Përhershme Parlamentare nga 8 që janë aktualisht në 12. Balla theksoi se kjo do të bënte më efektive punën e anëtarëve të komisioneve dhe se është një propozim që do të diskutohet.

“Ne sot kemi rënë dakord me Rrushaj të fillojmë punën për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Propozimi im është që 8 komisione janë shumë pak për të kryer një punë efektive, mund të shkojmë në 12 komisione të përhershme parlamentare, do bënte më efektive punën e anëtarëve të komisioneve. Ky është propozim. Komisioni për veprimtarinë Prodhuese psh ka fushë veprimi shumë të madhe dhe mund të ndahej. Kam marrë dakordësinë edhe të opozitës dhe mendoj që Kuvendi ka hyrë në atë normalitetin e vet dhe opozitës dua t’i them që edhe mënyra e zhvillimit të mbledhjes së komisioneve është një diskutim që do e zhvillojmë në vijim”, tha Balla.

I pyetur në lidhje me kërkesën për zgjatje e afateve të Vetingut, Balla tha se ky është një rekomandim edhe nga partnerët ndërkombëtar që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Balla shtoi se është e nevojshme që sikurse janë vetuar deri më tani mbi 400 prokurorë e gjyqtarë, t’i nënshtrohen të njëjtit proces të gjithë magjistratët.

“Ky është një diskutim që ka vijuar në Kuvend prej më shumë se një viti dhe ka qenë një rekomandim edhe ia tyre që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, pra partnerëve të Shqipërisë. Ka patur edhe një vlerësim nga Komisioni i Venecias për nevojën e ruajtjes së barazisë në një proces të gjithë magjistratëve që kalojën në këtë. Është rekomandua që ashtu siç janë vetuar rreth 400 e ca prokurorë e gjyqtarë edhe pjesa e mbetur të kalojë përmes të njëjtit proces vlerësimi. Besoj se do të duhen jo më shumë se 2 vite në vlerësimin tim, por këtë e caktojnë ekspertët. Duke qenë që ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë rreth 2 muaj kohë, ne të marrim kohën e nevojshme për t’i draftuar dhe ekspertët ligjorë na kanë rekomanduar që këto ndryshime janë vetëm Kushtetuese nuk ka hapësirë tjetër për të bërë ndryshime. Reforma në Drejtësi duhet të shkojë përpara dhe PD duhet të japi votën në mbështetje të këtyre ndryshimeve kushtetuese. Ajo që Ram atha në seancën e fundit para se të votonim programin dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave është që dora jonë do të vijojë të jetë e shtrirë, le të ulemi”, u shpreh ai.