Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk është i kënaqur nga masat e reja të ndërmarra nga qeveria. Ahmeti ka kërkuar mbyllje dy javore edhe vaksinim më intensiv të qytetarëve.
Ai shprehet se shtrëngimi i masave si në raport me Shqipërinë vetëm i ka irrituar qytetarët.
“Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.
1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese
2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.
3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.
4. Decentralizim i vaksinimit – vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina
5. Restriksione për të pavaksinuarit – ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente
Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit.
Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. Skemi njerëz për të humbur” shkruan ai. Sot u shënuan 26 viktima nga covid në Kosovë.