MENU
klinika

Po trajtoheshin pacientët e infektuar

Merr flakë spitali në Tetovë, raportohen viktima

09.09.2021 - 00:16

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tetovë, ku spitali ku trajtohen të sëmurët me koronavirus është përfshirë nga flakët. Mediat maqedonase kanë arritur të sigurojë një video ku shihet se si zjarri ka kapluar spitalin.

Nga zjarri i madh, raportohet të ketë edhe viktima, si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor. Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet që çuan në këtë shpërthim.

Mediat duke iu referuar burimeve jozyrtare, flasim për 10 viktima, ndërkohë që zyrtarisht vetëm një është konfirmuar. Aktualisht policia, forcat e shërbimit zjarrfikës, janë në vendin e ngjarjes, përfshi edhe kryeministrin Zaev.