MENU
klinika

Champions League

Messi kalon dëmtimin, gati për sfidën ndaj Cityt

27.09.2021 - 12:44

Pavarësisht klimës jo shumë të mirë në skuadër, PSG do të ketë në dispozicion edhe Lionel Messin për ndeshjen në Champions League ndaj Manchester Cityt.

Ylli argjentinas ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. 34-vjeçari mungoi në dy sfidat e PSG-së në kampionat si pasojë e një dëmtimi gju.

Problemi, siç duket, është hedhur pas krahëve dhe Mesi pritet të jetë gati për në Ligën e Kampioneve. Parisienët do të kenë një sfidë mjaft të vështirë mbrëmjen e nesërme, aty ku do të presin rivalët e Manchester City.

Ndërkohë në stërvitje ishin të pranishëm dhe Neymar e Mbappe, teksa mungon Sergio Ramos, që nuk ka debutuar ende me fanellën e parisienëve. Një lajm i mirë ky për trajneri Pochettino, i cili gjen yllin e skuadrës për kompeticionin më të rëndësishëm europian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN