MENU
klinika

Serie A, Java 5

Milan kalon me sukses Venezian dhe ngjitet i dyti

22.09.2021 - 22:43

Edhe pse me shumë mungesa, Milan nuk ka zhgënjyer përballë Venezias në “San Siro”, duke fituar 2-0. Nuk ka qenë një sfidë e lehtë, pasi kuqezinjtë kishin shumë mungesa, përfshi Ibrahimovic, Giroud dhe Kjaer.

Vendasit u munduan shumë në pjesën e parë, por u mungoi finalizimi, edhe pse rastet ishin të shumta. Ritmi nuk mungon edhe në pjesën e dytë. Goli i parë do të vinte në minutën e 68-të.

I shërbyer nga Hernandez, Diaz nuk fal, duke zhbllokuar ndeshjen. Më pas do të ishte vetëm francezi që dha asistin për të shënuar golin e dytë dhe të sigurisë në 82’. Ky rezultat e ngjit Milanin në vendin e dytë. Ndërkohë, Empoli ka surprizuar 2-0 Cagliarin në Sardegna.