MENU
klinika

Qëndroi larg ekranit për një kohë të gjatë

Moderatorja shqiptare rikthehet me një emision të ri

02.09.2021 - 10:08

Fjodora Fjora ka qëndruar për një kohë të gjatë larg ekranit. Me mbylljen e emisionit të saj “Chic”, atë nuk e kemi parë më si moderatore, por vetëm si të ftuar në emisione.

Megjithatë sezoni i ri duket se do e rikthejë sërish si prezantuese në ekran. Ditën e sotme Fjodora zbuloi për ndjekësit se do të rikthehej në televizion, por logon e la enigmë. Ajo ftoi ndjekësit ta zbulonin vetë dhe përgjigjet ishin të shumta. Më pas ajo zbuloi një pjesë nga logoja dhe ndjekësit arritën të gjenin se bëhej fjalë për “RTSH”.


Fjora e ka konfirmuar vetë këtë gjë dhe ka zbuluar se do të drejtojë emisionin e pasdites në ekranin e “RTSH”.

“Po! Kam nderin dhe privilegjin të nis emisionin e pasdites, çdo ditë live në ekranin e të gjithë shqiptarëve me një super ekip”, shkruan Fjodora.

E para që e uroi për këtë angazhim të ri, ishte kolegia e saj, Bieta Sulo, që më herët e ftonte Fjodorën shpeshherë në emisionin e saj në “Ftesë në 5”.

“Të uroj suksese vërtetë ‘homologe’ edhe pse me pak mërzitje… do të na mungosh me dritën dhe elegancën tënde në studio”, shkruan Bieta në një postim.

Më pas Fjodora ka treguar se Bieta e dinte prej kohësh këtë lëvizje, sepse është një nga mikeshat e saj më të mira që e vlerëson shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ke hequr dorë nga fustani i bardhë? "

Moderatorja shqiptare tregon përse është beqare