MENU
klinika

Athinë

Monica Belluci, si Maria Callas!

21.09.2021 - 15:21

       E mirënjohur, sa për bukurinë edhe për rolet në kinema, Monica Bellucci ndodhet në Athinë, për të interpretuar monologun “Maria Callas: Lettres & Memoires”, nga Tom Volf. Interpretimi vjen në frëngjisht, në skenën e teatrit antik ”Herodes Atticus Odeon”, rrëzë Akropolit, për tri net me radhë, nga 21-23 shtator.

Bellucci mbajti një konferencë shtypi për gazetarët grekë, me mbërritjen, duke folur për hezitimin fillestar kur Tom Volf i ofroi pjesën, pasi ishte përvoja e parë e aktrimit në teatër dhe aq e ndryshme nga kinemaja, si dhe nuk e fshehu dashurinë për Greqinë.

”Nuk isha në gjendje të rezistoja, pasi letrat e Callas ishin plot emocione, dobësi dhe ndershmëri. Ajo grua që kishte bërë një jetë të guximshme, e cila ndoqi zërin e zemrës së saj dhe nuk u komprometua”, shtoi ajo.

”Callas bëri atë që ajo donte dhe e dinte se çfarë po bënte, duke sakrifikuar jetën për muzikën e karrierën dhe më pas, duke u përpjekur të jetonte si grua, me t’u takuar me Aristotelis Onassis. Maria Callas mbeti një grua moderne dhe frymëzuese”, – shtoi Bellucci.

Monologu bazohet në një libër të Tom Volf dhe në filmin e tij të fundit “Maria by Callas”, në të cilin ai mblodhi më shumë se 350 letra të pabotuara, shkruar midis 1946 dhe 1977.

Letrat lexohen sipas rendit kronologjik dhe hedhin dritë mbi aspektet e panjohura deri më tani, të jetës së Callasit, nga fëmijëria në Nju Jork deri në vitet e luftës në Athinë, hapat e parë në karrierë, si edhe lidhjen me Onassis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Valerio Magrelli

PPP: Politika, pelikula, poezia


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit