MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Mourinho aktivizon Kumbullën, Roma përmbys me 5 gola

16.09.2021 - 22:59

Më në fund, Marash Kumbulla merr minutat e para nën drejtimin e Mourinhos. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 76’, teksa Roma përmbysi 5-1 CSKA të Moskës në sfidën e parë të grupeve të Conference League.

Bullgarët shënuan të parët në minutën e 10-të, por Roma e përmbysi këtë gol që në pjesën e parë me Pellegrini dhe El Shaaraëy. Në të dytën, Pellegrini, Mancini dhe Abraham kompletuan fitoren me “5 yje”.

Në Conference League spikati gjithashtu edhe fitorja e Partizanit të Beogradit në Qipro ndaj Anorthosis. Ndërsa AZ Alkmar ishte dy herë në avantazh ndaj danezëve të Randers, por vendasit barazuan 2-2.

EUROPA LEAGUE

Përballje të forta në mbrëmje në grupet e Europa League. Leicester, pavarësisht se udhëhoqi deri në 2-0 ndaj Napolit, miqtë italianë barazuan 2-2. I njëjti rezultat edhe mes PSV dhe Sociedad, ku për miqtë spanjollë shënoi Januzaj.

Fenerbahce merr një barazim ndaj Eintracht Frankfurt. Lyon bind në Glasgoë 2-0 ndaj Rangers. Fiton edhe skuadra tjetër francize Monaco, teksa i mjafton vetëm 1 gol ndaj austriakëve të Sturm Graz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN