MENU
klinika

Gjykimi në Hagë

Mozzik bën thirrje: Lironi Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin

18.09.2021 - 12:41

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka treguar prej kohësh se është një përkrahës i Partisë Deomkratike të Kosovës. Madje në shumë raste, ai ka takuar edhe liderat politikë të saj.

Vitin e kaluar, Mozzik ka pasur nderin që të mirëpritet në takim nga ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe nga ish-Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ai u dhuroi atyre albumin e tij “Mozzart” me autograf, gjersa edhe i kishte falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë si artist.

Ndërkohë, kohët e fundit Thaçi dhe Veseli, po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë nën akuze për krime lufte, ndërkohë ka nisur një fushatë e qytetarëve të Kosovës për lirimin e tyre.

Këtë fushatë po mbështet edhe Mozzik duke bërë thirrje për lirimin e tyre. Ai ka publikoi disa imazhe nga takimi me ta dhe ka shkruar në mbishkrimin e tyre “liri”, duke kërkuar kështu gjykim të drejtë për krerët politikë që ndodhen atje.

Ai gjithashtu ndau me fansat në InstaStory edhe një fotografi të Stemës së UÇK-së me imazhin e krerëve politikë të gjykuar, ku shkruhet “Kosovës i mungojnë”.