MENU
klinika

Serie A, Java 5

Napoli perfekt, triumfon me “poker” dhe rimerr kreun

23.09.2021 - 20:29

Tjetër fitore 4-0 e Napolit dhe sërish në transfertë, kësaj here kundër Sampdorias. Një start perfekt i të kaltërve në 5 sfidat e para, me fitore, 14 gola të realizuar dhe vetëm 2 të pësuar.

Sfida u zhbllokua në minutën e 10-të. Osimhen mori një asist perfekt nga Insigne dhe ka dërgoi topin në rrjetë, i ndihmuar nga një lëvizje e gabuar e portierit Audero. Miqtë dyfishuan avantazhin në minutën e 39-të me Ruiz, që realizoi me një goditje perfekte nga jashtë zone.

Napoli nuk ndalet edhe në pjesën e dytë. Osimhen shënon golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin në minutën e 50-të. Ndërsa Zielinski 9 minuta më pas do të shënonte edhe golin e katërt. Mbyllet 0-4, Napoli në në krye me pikët e plota.

Ndërkohë, Lazio përsëri nuk shkon më shumë se një barazim. Kësaj here në Torino ndaj ekipit vendas. Immobile me penallti shmangu humbjen. Elseid Hysaj sërish titullar për 90 minuta, Strakosha në stol.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN