MENU
klinika

Ku do të dërgohet roveri?

NASA zbulon vendin ku do të kërkojë ujë në Hënë

23.09.2021 - 07:00

NASA njoftoi se ka zgjedhur zonën e Hënës, ku do të dërgojë roverin e parë robotik në kërkim të ujit. Agjensia tha se VIPER do të ulet pranë skajit perëndimor të kraterit Nobile në Polin Jugor të Hënës për të hartuar dhe eksploruar sipërfaqen dhe nëntokën e rajonit për ujë dhe burime të tjera.

Zona që VIPER do të studiojë mbulon një sipërfaqe prej 93 kilometra katrorë. Roveri do të mbledhë mostra që do t’i lejojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë shpërndarjen e burimeve në Hënë. Do të jetë misioni i parë rover robotik amerikan pa pilot në Hënë (ndryshe nga Marsi ku NASA ka dërguar disa) dhe zgjat 100 ditë tokësore.

Roveri – sa madhësia e një karroce golfi – do të përdorë tre spektrometra dhe pajisje të tjera për zbulimin e rezervave të ujit të akullit deri në një metër nën sipërfaqen hënore. Ndër vështirësitë që roveri do të hasë do të jetë errësira ​​e plotë, kështu që do të jetë roveri i parë i pajisur me fenerë të fuqishëm për të parë itinerarin