MENU
klinika

Serie A, raundi 5 luhet në mesjavë

Ndali Juven me mungesa, Milan me sytë nga infermieria

20.09.2021 - 17:14

Milan, edhe pse me mungesa, mori një pikë në Torino ndaj Juventus. Por tashmë Serie A rikthehet në mesjavë dhe vëmendja shkon menjëherë te përballja me Venezian në “San Siro”, ku kuqezinjtë vijojnë të kenë dëmtime.

Simon Kjaer, i cili u largua nga fusha në ndeshjen kundër Juventusit për shkak të shqetësimeve në muskujt përkulës të kofshës së djathtë, do të bëjë disa ditë pushim, duke u trajtuar nga stafi mjekësor kuqezi.

Lajm pozitiv edhe nga Zlatan Ibrahimovic, i cili ndihet më mirë dhe ka filluar të punojë individualisht në fushë për të vlerësuar progresin. Po kështu, edhe Giroud është më mirë dhe ka filluar të stërvitet me grupin.

Krunic dhe Bakayoko, nga ana tjetër, do të mungojnë ndeshjen e ardhshme. Në pritje të vlerësimit të ri mjekësor, riaftësimi i tyre po ecën siç pritej. Konkretisht, Krunic ka dëmtuar pulpën e këmbës, ndërsa Bakayoko vuan nga tendini i Akilit të majtë.

Messias gjithashtu do të vazhdojë këtë javë me fazën e fundit të programit të personalizuar atletik. Mes të lënduarve është edhe Calabria, i cili lufton me zgjatjen e muskujve përkulës të kofshës së djathtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN