MENU
klinika

Realizimi i një dokumentari

Nga arkivat e gjykatave del e shkuara e Johnny Depp

19.09.2021 - 17:27

Nga arkivat e gjykatave me qëllim për të realizuar një dokumentar mbi të shkuarën e aktorit të njohur, Paul Barresi ka mbledhur të dhëna që flasin për jetën familjare në fëmijëri dhe adoleshencë të yllit kinematografik.
Sipas tyre prindërit e Johnny kanë hedhur kërkesë për divorc më 1978-ën, dhe në deklaratat e përfshira aty, nëna e tij, Betty është shprehur e prerë mbi faktin që i biri, asokohe 15 vjeç ishte i aftë për punë dhe mund të mbante veten megjithëse ishte nën moshë. Ndërsa e vërteta ishte që, Depp kish filluar drogën që 11 vjeç dhe për muaj me radhë jetonte në një makinë. Ai qe i varur për shumë kohë nga droga dhe kur ka folur për këtë temë në intervista është shprehur që droga ishte mënyra si ai i largohej problemeve në familje.

Depp ka pranuar se është dhunuar sistematikisht nga e ëma në forma të rënda fizike dhe psikologjike, por gjithsesi kur arriti të merrte rrogën e parë të madhe, i dhuroi asaj një shtëpi me një fermë. Johnny deklaroi se është ndjerë shumë keq dhe fëmijëria e tij nuk ka qenë aspak e lumtur, ndërsa të ëmën e quan monstër dhe nuk e vuajti aspak vdekjen e saj.