MENU
klinika

Rrëfimi i Adil Ramit

Nga lidhja me Pamela Anderson, te jeta prej playboy

26.09.2021 - 12:43

Adil Rami nuk ishte nga ata yjet e futbollit që shkëlqyen gjatë gjithë karrierës së vet, por fundja është kampion bote, pastaj edhe playboy. Kjo është fama e ish-mbrojtësit të Milan-it.

Ai ka konfirmuar se pjesa më e madhe e gjërave që thuhen për të janë të vërteta, me përjashtim të deklaratave të bëra nga Pamela Anderson. “Në fillim të karrierës doja të bëja për vete vajza çdo javë, luaja me këtë imazh prej playboy.

Mosha dhe pjekuria më kanë bërë të them mjaft. Ka qenë një nga gabimet që të rinjtë nuk duhet ta bëjnë kurrë, por është shumë e vështirë t’i rezistosh një bote të mbushur me tundime”, – ka thënë Rami për Le Figaro.

“Kur ke famën e një lojtari që fiton shumë, e gjen veten me shumë femra në tavolinën tënde. Më adhuronin për stilin tim dhe theksin anglez. Më donin në të gjitha festat e modës, mund të vazhdonin deri në gjashtë të mëngjesit duke u zënë për mua”.

Gjithçka e vërtetë, me përjashtim të asaj që ka thënë Pamela Anderson. Rami ka qenë i lidhur me aktoren amerikane, e cila është ndarë me të kur flitej për martesë, duke e akuzuar se ishte një përbindësh.

“E di se çfarë donte të bënte duke më akuzuar: donte të më shkatërronte, kryesisht për shkak të bashkëpunimit tim me shoqatat për mbrojtjen e grave të keqtrajtuara. Nuk ka bërë kurrë asnjë denoncim.

Kam vuajtur për dy vite, njerëzit kanë thënë gënjeshtra për mua. Kam video dhe fotografi që mund të përgënjeshtrojnë atë që ka thënë ajo. Por kjo është e kaluara tashmë dhe nuk dua të mendoj më për atë” – rrëfeu Rami.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN