MENU
klinika

Kosovë/ Në të gjitha institucionet publike dhe private

Nga nesër, administratës i kërkohet certifikata e vaksinimit

12.09.2021 - 12:25

Në gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komune, nga nesër duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19, teste ose dëshmi se persona ka kaluar COVID-19, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës.

Sipas vendimit të Qeverisë, ata persona përveç certifikatës së vaksinimit mund të hyjnë në ambientet e punës edhe me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; 2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Po ashtu, nga nesër edhe stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura më lartë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit shkalla e vaksinimit të mësimdhënësve është rreth 80 përqind. Ndërkohë, janë paralajmëruar se ata që nuk sjellin dokumentet e kërkuara nuk do të lejohen të hyjnë në vendin e punës dhe mungesa nuk do të konsiderohet e arsyeshme, gjë që pastaj edhe pritet të ketë sanksione të parapara me ligj dhe rregullore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


IKSHPK iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës

“Maskë dhe distancën fizike, virusi është kudo!”

Parashikimet e BERZH mbi pasiguritë këtë vit

“Ekonomia do rritet me 4.5%, e fundit në Rajon”


'Open Balkan'/ Abazoviç: Mali i Zi mbështet nismën!

Kurti: Nuk janë të sigurta iniciativat që nuk kanë brenda BE!

Akti i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë!

Çfarë do të ndodhë në Ballkan në 50, 80 apo 100 vitet e ardhshme?

Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë

Premtimet e kandidatëve për qytetarët

Aksioni kundër kontrabandës në Kosovë

Gjykata merr vendimin për pesë të arrestuarit

SHBA cakton ambasadorin e ri në Serbi

Diplomati amerikan njihet si negociator i vështirë

"Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim"

Kurti flet për aksionin kundër kontrabandës në veri