MENU
klinika

Turjan Hysko i thotë të gjitha!

Nga rikthimi me “Produkt 28” tek planet për zgjerimin e familjes

01.09.2021 - 10:41

Turjan Hysko ka zhvilluar një intervistë virtuale së fundmi me ndjekësit e tij në Instagram dhe ka zbuluar shumë detaje që nga planet për karrierën e deri tek ato për zgjerimin e familjes. Në 15 korrik, ai u bë baba për herë të parë. Orinda Huta soli në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Atara.

Kështu, gjatë intervistës virtuale, pjesa më e madhe e ndjekësve janë interesuar për Ataraën dhe jetën e re të çiftit si prindër. Kur është pyetur se kush e ledhaton më shumë vajzën, Turi është përgjigjur: Orinda! Ndërsa për këtë të fundit thotë se e llaston më shumë Atara. Gjithashtu ai ka publikuar dhe një foto shumë të ëmbël të vogëlushes, që duket se ka marrë tiparet më të bukura nga të dy prindërit. Turi ka zbuluar se emrin e vajzës e ka zgjedhur ai.

Ndërsa një ndjekës e ka pyetur: “Tani që e di ndjesinë dhe përkujdesin si baba për fëmijën, edhe sa fëmijë dëshiron të kesh?”.

Turi është përgjigjur shumë shkurt vetëm me një “4”, duke treguar se dëshiron një familje të madhe.


Ndërsa nostalgjikët e kohës së vjetër, kur Turi ishte pjesë e “Produkt 28”, janë interesuar nëse do të ketë një rikthim të grupit.

“Do e bëjmë dhe një të fundit!”, ka shkruar Turi dhe ka etiketuar në postim miqtë e “Produkt 28”, Albanin dhe Fabin. Siç duket djemtë po mendojnë të rikthehen me një këngë dhe me siguri i gjithë publiku do e pres me padurim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vajzën time s’dua ta rris me frikë”

Turjan Hysko flet i shqetësuar për përdhunimin e 15-vjeçares