MENU
klinika

Skeptike ndaj vaksinës së Covid-19

Nicki Minaj e ftojnë në Shtëpinë e Bardhë

16.09.2021 - 12:23

Reperja, Nicki Minaj, vuri në dyshim efikasitetin e vaksinës COVID-19 në një postim në Twitter këtë javë.

“Kushëriri im nuk e bën vaksinën, pasi miku i tij e bëri dhe u bë impotent…Madje anulloi dhe dasmën”,- ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kjo deklaratë e reperes nuk mbeti virale vetëm në Twitter, por është diskutuar në pothuajse të gjitha mediat kryesore amerikane. Jo vetëm kaq, por reperen e kanë ftuar dhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Ashtu siç kemi bërë me të tjerët, ne ofruam një telefonatë me Nicki Minaj dhe një nga mjekët tanë për t’iu përgjigjur pyetjeve që ajo ka në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë të mërkurën mbrëma.

Nga ana tjetër reperja ka pranuar se do të shkojë


Në një emision të kanalit “MSNBC” Nicki u kritikua ashpër nga prezantuesja duke thënë se ajo si fanse e reperes ishte zhgënjyer nga fakti që përhap dezinformim.

“Kjo ndodh kur je kaq e etur për të sulmuar një vajzë zezake si ty …lexoji mirë postimet e mia”,- ka shkruar Nicki.

Deklaratat e reperes u bën aq të bujshme sa të gjithë aluduan se nuk shkoi në MET GALA për shkak se duhej të ishte e vaksinuar, por ajo i përgënjeshtroi.