MENU
klinika

Takohet me Konjufcën dhe Kurtin

Nikolla e nis nga Kosova vizitën e saj të parë zyrtare

22.09.2021 - 10:16

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e ka nisur nga Kosova vizitën e saj të parë zyrtare pas marrjes së detyrës së re.

Mësohet se Nikolla do të takohet si fillim me homologun e saj, Glauk Konjufca.

Po ashtu në axhdendën e publikuar nga zyra për shtyp e Kuvendit, mësohet se kryeparlamentarja shqiptare do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti si dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.