MENU
klinika

Presidenti Demi ndjek punimet

Nis shtrimi i fushës, merr formë stadiumi i Partizanit

21.09.2021 - 15:07

Drejtuesit e Partizanit duket se e kanë ndarë mendjen përfundimisht për ta mbyllur fazën kryesore të punimeve në kompleksin e ri, i cili po ndërtohet në periferi të kryeqytetit, afër Tufinës.

Ecurinë e punimeve ditën e sotme e ka ndjekur edhe presidenti Gazmend Demi. Klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, bën me dije se akademia dhe stadium i Partizanit po marrin formë.

Gjithashtu, bëhet me dije se në tribunën qendrore kanë përfunduar plotësisht sistemet e kondicionimit, sistemet hidrosanitare, sistemet elektrike dhe vetratat e duraluminit, teksa në ditët në vijim do të nisë shtrimi i fushës dhe montimi i stolave.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Akademia dhe stadiumi FK Partizani po marrin formë. Në tribunën qëndrore kanë përfunduar plotesish sistemet e kondicionimit, sistemet hidrosanitare, sistemet elektrike dhe vetratat e duraluminit.

Ditët në vijim nis shtrimi i fushës dhe montimi i ulëseve të stadiumit. Ecuria e punimeve po vijon me ritme shumë të shpejta jo vetëm për stadiumin, por edhe në ambientet e tjera që do të vihen në funksion të Akademisë së Partizanit, fushat stërvitore, hoteli, zyrat e administratës!

Të gjitha ambjentet funksionale të stadiumit janë konform standarteve të UEFA-s.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN