MENU
klinika

Njihuni me Nensi Dojakën

Një shqiptare fiton çmimin e “Louis Vuitton”

08.09.2021 - 07:03

Nensi Dojaka, stilistja me origjinë shqiptare ka fituar çmimin prestigjoz LVMH Prize, që jepet çdo vit nga Louis Vuitton Foundation.

Ky çmimi është më i rëndësishmi për të gjithë të rinjtë që po përpiqen t’ia dalin me sukses në tregun ndërkombëtar të modës. Fituesi, në këtë rast Nensi, fiton plot 300.000 euro fond nga shtëpia e famshme e modës për vazhdimësinë në tregun e veshjeve.

Nensi ra në sy për stilimet e saj moderne dhe u përzgjodh nga një juri që kishte në panel: Virgil Abhol dhe Stella McCartney, si personat që merrnin vendimin definitiv.

E reja u shfaq shumë e emocionuar para atyre pak të pranishmëve, përfshirë dhe konkurentë, dhe u shpreh: “Nuk di çfarë të them. Nuk e prisja aspak. Faleminderit shumë. Jam e nderuar që ndodhem para jush”.

LVMH Prize është çmimi më prestizgjoz ndërkombëtar për artistët e rinj dhe këtë vit emrin e tij e mban një shqiptare e talentuar.