MENU
klinika

'Thuajse' si njeri!

Njihuni me Grace, infermieren robot

05.09.2021 - 11:49

Në vitin 2016, Hanson Robotics pushtoi botën me Sophia, të cilës iu dha nënshtetësia e Arabisë Saudite. Tani, firma robotike me bazë në Hong Kong ka zbuluar shpikjen e saj të fundit: Grace, një robot humanoid që shpreson se do të bëjë revolucion në kujdesin shëndetësor.

E projektuar si asistente për mjekët, Grace është e pajisur me sensorë, përfshirë një aparat termik për të zbuluar temperaturën dhe pulsin e pacientit, për të ndihmuar mjekët të diagnostikojnë sëmundjen dhe të ofrojnë trajtime.
Android është një shoqërues edhe për pacientët. E specializuar në kujdesin për të moshuarit, Grace flet tre gjuhë – anglisht, mandarin dhe kantoneze – dhe mund të shoqërohet dhe të zhvillojë terapi bisedash.

“Robotët si Grace janë menduar si një mbështetje për profesionistët mjekësorë, më shumw sesa një zëvendësim”, thotë themeluesi dhe CEO i Hanson Robotics David Hanson. “Përdorimi i Inteligjencws Artificiale dhe robotikës në këtë kontekst mund të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave të rëndësishme për ofruesit e kujdesit shëndetësor për të vlerësuar mirëqenien e pacientit,” shton ai.

E zhvilluar posaçërisht për sektorin mjekësor, nisja e Grace vjen në mes të pandemisë së koronavirusit kur ka pasur kërkesë të shtuar për zgjidhje tele-health dhe kujdes pa kontakt. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Robotikës (IFR), shitjet globale të robotëve mjekësorë ishin tashmë në rritje para pandemisë, deri në 28% midis 2018 dhe 2019 – dhe IFR parashikon që vlera e sektorit mund të dyfishohet në tre vitet e ardhshme.

Hanson Robotics thotë se do të fillojë prodhimin masiv të robotëve, përfshirë Sophia-n dhe Grace, në fund të vitit 2021.