MENU
klinika

Në 35-vjetorin e lindjes

Noizy tregon çfarë i ka mësuar një plak i mençur

28.09.2021 - 11:33

Reperi i njohur shqiptar, Noizy feston sot 35-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast kanë vërshuar urimet dhe dedikimet për të nga miqtë, kolegët dhe fansat e tij të shumtë.

Po ashtu në këtë ditë të veçantë ai ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me një kostum elegant, teksa ka pozuar pranë një makine luksoze të tipit ‘Rolls Royce Ghost’.

“Një plak i mençur më tha, mos debato me budallenj sepse dikush në distancë nuk mund ta dalloj se kush është kush”, ka shkruar Noizy krahas fotos së tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Përsa i përket jetës së tij profesionale, reperi ka bërë të ditur kohë më parë se ka gati një album të ri, që do të publikohet copëza copëza. Noizy ka treguar se këngët do të publikohen çdo javë ose 10 ditë dhe po ashtu është zbuluar dhe titulli i albumit të këngëve të tij.

Ky projekt i punuar me kaq përkushtim, dashuri dhe shumë pasion do të titullohet “Alpha” dhe Noizy s’mund të gjente një emër më të përshtatshëm se ky për albumin e tij.

“Alpha”, ashtu siç Noizy e ka paraqitur gjithmonë veten e tij, ndër të parët e rep-it në Shqipëri dhe i pari që kryeson top-listat në muzikë.