MENU
klinika

Janë apo jo bashkë me Robertin?

Nora i “vë kapakun” thashethemeve

02.09.2021 - 10:11

“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë”, u shpreh Robert Berisha disa ditë më parë, pas lajmeve që qarkulluan për një ribashkim të mundshëm me Nora Istrefin.

Dyshja u fotografuan para disa javësh në aeroportin e Prishtinës me vajzën e tyre Renee dhe nënën e këngëtares e menjëherë lindën dyshimet se ata ishin ribashkuar. Më pas me deklaratën e tij, Roberti i bëri të gjithë njerëzit akoma e më shumë lëmsh, duke i lënë të aludonin të lirë për marrëdhënien e tij me Norën.

 

Mirëpo kjo e fundit duket se nuk mund ta pranojë këtë gjë dhe me një deklaratë ka qartësuar gjithçka. Ajo shprehet se ajo do të vazhdojë të kalojë kohë me Robertin për hir të Renees, por marrëdhënia e tyre nuk ka ndryshuar. Këngëtarja thotë se ata kanë vetëm një miqësi korrekte dhe asgjë më shumë se kaq.

“Nuk e di sa eshte e rruges te sqarohem per heren e 1oo-të, por ne fakt me shume me shqeteson mendesia sesa shkrimet per raportet tona me Robertin. E kam thene, do ta them dhe do vazhdoj te mbroje cdo ndarje kur femijet jane ne me , lumturia e tyre eshte primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet )….. Une do vazhdoj te kaloj kohe me babin e Renees perderisa ajo eshte e lumtur, ndersa ne raportet tona personale s’ka ndryshu asgje pervec nje miqesie korrekte…. Nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do doja me shume te ishte vedijesues”, shkruan Nora në një deklaratë.