MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 3

Nuk ka fitues në dy ndeshjet e para të Javës III

25.09.2021 - 15:45

Në dy ndeshjet e para të Javës së Tretë në Kategorinë Superiore nuk pati fitues. Teuta dhe Dinamo u ndanë në barazim pa gola, duke u ngjitur në kuotën e 5 pikëve të dyja skuadrat. Durrsakët pak bënë për të treguar se janë kampionët në fuqi.

Ndërsa Kastrioti-Tirana përfundon në barazim 1-1. Dy pikë të lëna për bardheblutë në një sfidë të lehtë në letër, ndërsa krutanët marrin pikën e parë në sezonin e ri.

Ishte Kastrioti që shënoi golin e parë në minutën e 41-të dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh në stadiumin e Kamzës. Me të nisur e dyta, Seferi gjen golin e barazimit, por nuk ishte e thënë që Tirana të merrte më shumë se një pikë.