MENU
klinika

Shek V-IV p.e.s

Opingat ilire: pazari i Shkodrës

26.09.2021 - 15:35

        Pazari i Shkodrës, në vitet ’40 – fotografitë sjellë nga Arkivi Qendror paraqesin disa punues opingash ose siç u thonë në gegërisht, apânga.

Këto lloj këpucësh, sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s dhe tregojnë, se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit klasik greko-romak dhe më vonë, nga llaptiet e sllavëve.

Dëshmi të mëvonshme janë të shek XVI në disa vepra të Onufrit.

Visheshin nga shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Greqi (arvanitasit) dhe fshatrat arbëreshë të Italisë.

Ka disa forma të punimit të tyre.

Më të thjeshtat bëheshin prej një cope të vetme lëkure në trajtë katërkëndëshi këndrejtë, ku buzët rudheshin me retra lëkure, duke u afruar pas këmbës e pastaj shtrëngoheshin me gjalma prej leshi.

Ndër variantet e tjera të punimit të opingave dallohen: opinga lope, me retra, me gjuhëzë, opinga me përkresa, me tufëza, me xhufka, opinga me prroqe e të tjera.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit