MENU
klinika

Kosova e 'mbytur' nga Kovid

Opozita kërkon dorëheqjen e ministrit Vitia

14.09.2021 - 12:36

Opozita në Kosovë ka hedhur sërish akuza të forta ndaj qeverisë për përkeqësimin e situatës epidemiologjike në vend. Nënkryetari i komisionit për Shëndetësi, Armend Zemaj duke ven në dukje shifrat shqetësuese te rasteve pozitive me Covid 19, akuzoi ministrin Arben Vitia se ka nënglizhuar pandeminë.

ARMEND ZEMAJ

MINISTËR I SHENDETËSISË, KOSOVË

“Ministri që nuk janë koshient dhe të gatshëm për të menaxhuar një situatë te vështire pandemike ajo qe kemi parë është rritja ekstreme e infeksionit dhe numri i vdekjeve dhe pasojat tjera menaxhimi i distribuimit të dobët të vaksinave edhe gjuajtja e tyre këto tregojnë se Qeveria ka qenë e dobët në këtë drejtim në aspektin e vaksinimit. Qeveria ka krijuar një pasqyre se pandemia ka përfunduar në Kosovës gjë që nuk është dashur të bëhet kur janë rritur shifrat masat nuk kanë qenë konform gjendjen kanë larguar mbikëqyrjen”

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu hodhi dyshime se ka pasur manipulime të numrit të rasteve të vdekjeve ndërsa kërkoi dorëheqjen e ministrit te shendetsise.

BEKIM HAXHIU

DEPUTET I PDK-së

“Nuk preferoj që situatën me pandeminë ta diskutojmë në nivelin politik. Këtu do të duhej me na dhënë sqarime rreth eskalimit enorm të pandemisë, instituti e ministri. Qeveria ka gjet kohë me shku në pushime kurse stafi shëndetësor ka 20 muaj që as në vikend nuk pushojnë .Ka pas dyshime edhe për manipulimin e rasteve me numrin e rasteve të vdekjeve. Njëherë ministria i qet 28 vdekje pas disa minutash e përmirëson 24 vdekje. Situata edhe sot vazhdon me qenë e rëndë. Ka filluar të bijnë rastet aktive por ka rënë edhe numri i testimeve”

Nderkohe deputetet e levizjes “Vetevendosje” mbrojten qeverinë duke u justifikuar me faktin se situata e pandemise është e veshtire në të gjithe botën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN