MENU
klinika

Këngëtari surprizon fansat

Për ditëlindje, Ylli Limani jo vetëm merr, por edhe bën dhurata!

26.09.2021 - 07:00

Ylli Limani është një nga këngëtarët më të pëlqyer nga publiku, shumë aktiv në muzikë, e po aq aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh poston edhe foto e video shumë spontane, e njëkohësisht shumë ‘funny” nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, përpos këtyre, këngëtari tërhoqi vëmendjen me disa Instastory. Në fillim ai shfaqej duke kënduar një pjesë nga një këngë që nuk e kishim dëgjuar më parë, e më pas, në një sfond të zi, shkroi: “me jetu”, që i bëri fansat të dyshonin se ky mund të ishte titulli i këngës së radhës.

Dhe ashtu ka rezultuar: Pak minuta më parë, këngëtari publikoi një Instastory, ku ka treguar se “Me jetu” është publikuar, por vetëm në platformën “Spotify” dhe ende nuk ka dalë në YouTube.

Nuk dimë nëse “Me jetu” do të publikohet me klip, megjithatë ne jemi në pritje!

Këtë këngë Ylli e ka cilësuar si një dhuratë ditëlindjeje për ndjekësit e tij, pasi ai dje festoi 27-vjetorin! Këngëtari ndau disa foto në rrjetet sociale nga fëmijëria, ku shfaqet me kaçurrela, që nuk i ka më sot, por portreti i tij mbetet i njëjti.