MENU
klinika

Mbetet ndër vendet më të lira

Përkeqësohet liria ekonomike në Shqipëri

21.09.2021 - 21:48

Në raportin e fundit të “Fraser Institute” mbi indeksin e lirisë ekonomike në botë për vitin 2019, Shqipëria renditet e 31-ta midis 165 vendeve duke lënë pas vendet e rajonit, por edhe vende të zhvilluara në Europë si Suedia, Norvegjia, Portugalia.

Ndonëse renditur midis vendeve me të lira ekonomikisht, Shqipëria ka humbur 5 vende nga raporti i vitit të shkuar, kur renditej e 26-ta, pra për vitin 2018.

Sipas raportit, liria ekonomike shpjegohet si koncept i bazuar në pronësinë vetjake. Ky indeks mat masën gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë së institucioneve dhe politikat ekonomike të një vendi bazuar në pesë fusha kryesore. Shpenzimet e Qeverisë dhe Normat e taksave, Sistemi Juridik dhe të Drejtat Pronësore, Qëndrueshmëria e monedhës vendase, Liri për Tregti Ndërkombëtare dhe Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit.

Raporti thekson se nuk i permban pasojat e pandemisë në analizën e bërë.

Tek kategoria mbi Qëndrueshmërinë e monedhës vendase, Shqipëria rendiet e dyta në 165 vende, rritje me 4 pozicione nga raporti i kaluar. Në vlerësimin mbi Sistemin Juridik dhe të Drejtat Pronësore, vendi jonë renditet e 75-a. Tek Shpenzimet e Qeverisë dhe Normat e taksave Shqipëria renditet në vend të 24-ët, ndërsa për “Lirinë për Tregtinë Ndërkombëtare” renditemi në vend të 44-t, përsëri duke lënë pas vendet e rajonit.

Kina vazhdon të kryesojë listën e vendeve më të lira ekonomike edhe për këtë vit, ndërsa vendet të cilat klasifikohen si vende jo të lira ekonomikisht janë Libia, Sudani dhe Venezuela.