MENU
klinika

Ndeshja mes pretendentëve

Përplasje miliarderësh, PSG-City ndezin Champions

28.09.2021 - 10:35

Janë skuadrat që kanë shpenzuar më shumë vitet e fundit. Tani PSG dhe Manchester City konkurrojnë në grupet e Ligës së Kampionëve. Ditën e ndeshjes së parë në këtë raund, parizienët barazuan në mënyrë të papritur dhe befasuese kundër Club Bruges, ndërsa anglezët mposhtën Leipzig.

Deri më tani, pesë ndeshje mes dy skuadrave të sheikëve nga Katari. PSG nuk e ka mposhtur kurrë Manchester Cityn në një ndeshje zyrtare, me tri fitore dhe dy barazime. Vitin e kaluar, 2-1 në Paris dhe 2-0 në kthim, në “Etihad”, në gjysmëfinalen e dyfishtë.

Superndeshja mes PSG dhe Manchester City i dërgoi “qytetarët” në finale të Champions-it për herë të parë në historinë e tyre, duke i lënë parizienët të zhgënjyer pas aktit të fundit të Ligës së Kampionëve 2019, të humbur në finale kundër Bayern Munich të Flick.

Edhe për ekipin e Guardiolës, megjithatë, keqardhje e madhe për dorëzimin në derbin anglez, finalen e edicionit të kaluar kundër Chelsea. Pas shërimit nga një problem në gju, ndoshta do ta shohim nga minuta e parë Verrattin në mes të fushës. Bashkë me të Herrera dhe Gueye.

Në mbrojtje, Hakimi dhe Mendes në korsi, me duetin qendror Marquinhos-Kimpembe. Sergio Ramos ende jashtë fushe. Dueli i zakonshëm Donnarumma-Navas në portë, me këtë të fundit më të favorizuar deri tani.

Pep Guardiola përgjigjet me treshen e sulmit: Mahrez, Ferran Torres dhe Grealish. Në mes të fushës, Rodri, me De Bruyne dhe Bernardo Silva në të dyja anët. Në portë, Ederson, përpara katërshes së prapavijës me Walker, Ruben Dias, Laporte dhe Cancelo, nga e djathta në të majtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri i PSG flet edhe për Messin

Pochettino thumbon portierin Donnarumma