Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nëpërmjet në postimi në Twitter ka reaguar mbi çështjen delikate të Kosovës duke i kërkuar dy udhëheqësve të shmangin tensionet në veri të vendit.
Michel, e ka nisur postimin e tij duke theksuar lidhjet e ngushta dhe kontaktet me situatën me kreun e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Në kontakt të ngushtë me Josep Borrell. Koha që Serbia dhe Kosova, Aleksander Vuçiq dhe Albin Kurti, të tërhiqen dhe të mos e kalojnë situatën, ta bëjnë tërheqjen e Forcave Speciale dhe barrikadave dhe të vazhdojnë negociatat sipas propozimeve të Emisarit të Lartë të BE’së, Miroslav Lajçak”, përfundon Michel.
In close contact with @JosepBorrellF
Time for both Serbia and Kosovo @avucic and @albinkurti to step back and to deescalate including withdrawal of Special Police Units and barricades and to continue negotiations on the proposal of EUSR @MiroslavLajcak
— Charles Michel (@eucopresident) September 25, 2021