MENU
klinika

Vijon operacioni “Bregdeti Ynë”

Pritet shembja me tritol e objektit 4-katësh në Dhërmi

14.09.2021 - 11:25

Një objekt katër katësh do të shembet në Dhërmi nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Ky është një tjetër rast flagrant i tejkalimit të lejes së ndërtimit. Ekspertët e IKMT, Policisë se Shtetit dhe Forcat e Xhenios po bëjnë aktualisht vendosjen e eksplozivit për të kryer më pas shpërthimin e kontrolluar.

Shembja e këtij objekti bëhet në kuadër të operacionit “Bregdeti Ynë”, i cili rifilloi dy javë më parë pas ndërprerjes për shkak të sezonit veror. Po në Dhërmi, IKMT shembi në fillim të këtij muaji një tjetër objekt pa leje. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka thënë shpesh se nuk kemi të bëjmë thjesht me një aksion, por me një operacion që do të vazhdojë në të gjithë bregdetin dhe në zona të tjera të vendit për të liruar çdo hapësirë të zaptuar nga ndërtimet pa leje.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetra persona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Deklarata të tilla nxisin armiqësinë ndaj pushtetit gjyqësor!"

Çuçi kërkoi të nisin hetimet për gjyqtarin, reagon KLGJ: Respektoni pavarësinë

Paralajmërimi i kryeministrit Rama dhe ministrit Çuçi

Nis javën tjetër operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet


“Shqipëria bëhet me tri hekurudha”

Balluku: Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh

"Brenda 5 viteve do kemi autostradën Muriqan-Fier"

Rama: Do të ndërtojmë 4 porte turistike

Arrestohen 4 persona, mes tyre ‘koka’ e grupit

Goditet baza e prodhimit dhe trafikut të kanabisit në Sarandë

"Kënaqësi të shoh video nga udhëtarë të rastit"

Rama publikon videon nga rruga e re në Kuç