MENU
klinika

Arsyet e ekspertëve

Pse duhet t’i nxitni fëmijët të ecin zbathur në shtëpi

22.09.2021 - 07:20

Këshilla e vazhdueshme e psikologëve për qëndrimin e fëmijëve zbathur në shtëpi është mbështetur së fundi edhe nga Lira Gjika.

Në një postim të saj të fundit në profilin e saj zyrtar, Gjika rendit një sërë arsyesh pseprindërit duhet t’i lënë të lirë fëmijët të qëndrojnë zbathur në shtëpi. Sipas saj, ky veprim i bën ata të kenë një kontakt të drejpërdrejtë me tokën dhe u siguron imunitet të lartë.

Prindër lerini dhe nxitini fëmijët të ecin zbathur në shtëpi. Mos u trembni se nuk ftohen dhe nuk u bën dëm, përkundrazi i bën vetëm mirë. Specialistët pediatër dhe psikologët insistojnë që është e domosdoshme ecja zbathur, si një nga kontaktet më bazike me natyrën. Prindër, edukatorë, lerini fëmijët zbathur edhe jashtë, edhe brenda mjediseve të shtëpisë dhe kopshteve.

Prindër, mos harroni që edhe njeriu është bir i natyrës dhe ka nevojë për kontaktin dhe lidhjen me të. Shmangia e ecjes zbathur ndikon direkt në sistemin imunitar duke e dobësuar atë, por edhe në sferën psiko emocionale influencon negativisht duke shtuar mërzinë dhe bezdinë e fëmijëve.

Çfarë u shkakton në organizëm, flasin ekspertët

Këto njerëz nuk duhet të konsumojnë kafe turke

Me këto 4 super truke do të gjeni zgjidhje

Ju shtrëngojnë këpucët dhe jeni gati t’i hidhni në kosh?

Këto janë shkaqet shëndetësore pse ndodh kjo

Vuani nga ndjesia e vapës së tepërt?